Bashkëpunimi i Coca-Cola-s me shkencëtarët për të fshehur rolin që sheqeri luan në obezitet është cilësuar si një ‘pikë e ulët në historinë e shëndetit publik’.

Kompania e pijeve i dhuroi miliona dollarë një skuadre kërkuesish duke pretenduar se po kërkonin për shkaqet e shtimit në peshë në SHBA.

Gjithsesi, skuadra përfundoi duke qënë një grup që mbështeste Coca-Cola-n dhe idenë që ishte mungesa e ushtrimeve dhe jo dieta e keqe ajo që shkakton obezitetin.

Për më tepër, grupi u përpoq të fshihte faktin që kompania e pijeve ishte një dhurues në kërkimin e tyre dhe se sa para kishin marrë prej saj.


Flash Lajme

Më të lexuarat