TikTok ishte aplikacioni që bëri bujë gjatë karantinës me miliarda përdorues, por tashmë e ardhmja e tij është e pasigurtë pasi shtete si SHBA po kërkojnë që ta heqin nga tregu.

Kjo duket se u shfrytëzua si një mundësi nga konkurrenti i saj, Instagram, i cili duket parë interesin e njerëzve, sapo ka prezantuar opsionin e ri.

Reels është shumë i ngjashëm me TikTok. Ai i lejon njerëzit të krijojnë video të shkurtra me audio dhe muzikë në sfond. Videot kanë një limit kohe deri në 15 sekonda, dhe mund të vendosin një shumëllojshmëri efektesh dhe filtrash në to. Njerëzit mund të zgjedhin t’i publikojnë videot vetëm në faqen e tyre, ose nëse duan audiencë më të gjerë, mund t’i publikojnë në hapësirën e re të dedikuar në “Explore”.

Ky opsion tashmë është i gatshëm për përdorim në shumë shtete të botës, përfshirë edhe Shqipërinë. Mbetet vetëm për të parë nëse kjo do kthehet në hapësirën e preferuar të krijuesve të rrjeteve sociale apo do vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik TikTok-ut.


Flash Lajme

Më të lexuarat