Të apasionuarit pas artit kanë krijuar një imazh 3D të rikonstruktuar të piktorit Italian Rafael, duke zgjidhur kështu një mister të lashtë rreth vendit të prehjes së tij.

Artisti, një nga artistët më të mëdhenjë të Rilindjes së bashku me Mikelanxhelon dhe Leonardo da Vincin, besohet të ketë vdekur në 1520.

Një trëndafil i kuq zbukuron varrin e tij në panteonin e Romës gjithë vitin.

Trupi i tij u zhvarros në shekullin e 19, kur dhe ishte krijuar një maskë e fytyrës së tij. Por ekspertët nuk ishin të sigurtë nëse trupi i përkiste vërtetë Rafealit.

Por modeli 3D i krijuar jep me saktësi 80% fytyrën e mjeshtrit të madh, duke vërtetuar kështu se trupi ishte i artistit.


Flash Lajme

Më të lexuarat