Punonjësit e Microsoft nuk duan që kompania të blejë rrjetin social TikTok, pasi e shohin marrëveshjen si ‘jo etike’, kanë zbuluar mesazhet mes tyre.

Një sondazh që pyeti stafin për opinionin e tyre mbi shkrirjen zbuloi se 63% e tyre ishin kundër saj.

Microsoft është në diskutime për të blerë TikTok, pasi Donald Trump kërcënoi se do ta ndalonte aplikacionin, nëse ai nuk shkëpuste lidhjet me pronarët kinezë.

Marrëveshja, e cila pritet të mbyllet në 15 shtator, mund të ketë një vlerë prej 50 miliardë dollarë.


Flash Lajme

Më të lexuarat