Gjatë një hulumtimi ku dëshironin të bindeshin dhe të shohin se si reagon virusi, shkencëtarët brazilianë e kanë filmuar me mikroskop elektronik momentin kur coronavirusi sulmon trupin e njeriut.

Ekspertët e Institutit Oswaldo Cruz (IOC/Fiocruz), që konsiderohet si qendra më e madhe hulumtuese në Amerikën Latine, kanë arritur të filmojnë momentin kur virusi SARS-CoV-2 infekton një qelizë të njeriut.
Së pari shfaqen grimcat e coronavirusit në formë të pikave të zeza që ngjiten në qelizë dhe përpiqen të depërtojnë në membranën qelizore.

Më pas shihet se si coronavirusi depërton në qelizë dhe arrin deri te citoplazma, ku gjenden të gjitha materialet e nevojshme për jetën e qelizës, por edhe proteinat, vitaminat, acidet nukleike, aminoacidet, sheqernat, karbohidratet dhe acidet yndyrore etj.

Këto grimca të virusit depërtojnë më pas në qelizë dhe duken si pika të zeza në një rreth të bardhë.

Këto grimca të SARS-CoV-2 më pas largohen nga brendësia e qelizës dhe lëvizin drejt një qelize tjetër të shëndetshme, duke vazhduar kështu ciklin e infeksionit.


Flash Lajme

Më të lexuarat