Fotot e papublikuara më parë tregojnë lën.dimet që Haradinaj kishte pësuar nga konfrontimi me forcat ruse menjëherë pas luftës në Kosovë.

Fotografia është publikuar nga media serbe “Republika.rs”.

Edhe në vitin 2013 një organizatë serbe e quajtur “Srpski Narodni Pokret”, u kishte dërguar mediave në Serbi fotografi menjëherë pas sul.mit që forcat ruse i kishin bërë Haradinajt.

Aty ishte dhënë edhe versioni i kësaj ngjarje ku thuhej gabimisht se gjithçka ka ndodhur në Mushtisht afër Suharekës e siç dihet për.plasja kishte ndodhur në aksin Prishtinë-Pejë në afërsi të Klinës.

“Njësia ruse pjesë e KFOR-it kishte ndaluar një veturë me ‘terr.oristë’ të arm.atosur në mesin e të cilëve ishte edhe Haradinaj.

Pasi që shumë shpejtë janë mposhtur dhe çarmatosur Haradinaj i ka thënë parashutistit rus se është xhudist dhe se do të bisedonin ndryshe po të mos ishte i ar.matosur”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate nacionaliste serbe.

Më pas aty theksohej se ushtaraku rus kishte urdhëruar që t’i zgjidhen duart Haradinajt, ku edhe kishte filluar konfrontimi mes tyre.


Flash Lajme

Më të lexuarat