Pasi që një varg vaksinash Covid-19 janë pranë aprovimit, stafi i Aeroportit të Frankfurtit po përgatitet për të trajtuar sfidën e paparë logjistike të transportimit të miliona dozave të shpëtimit të jetës në të gjithë botën.

Frankfurti është qendra më e madhe e Evropës për transportimin e mallrave farmaceutikë dhe do të jetë thelbësore për suksesin e inokulimit të miliona njerëzve kundër koronavirusit.

“Stresi po rritet tani që po hyjmë në fazën ‘e nxehtë’”, i tha AFP Karin Krestan, drejtoresha e operacioneve të Lufthansa Cargo gjatë një turneu në terminalin e kontrolluar nga “Cargo Cool Center”.

Krestan, e cila përdor aftësitë e saj si një ish-infermiere, është e sigurt që ekipi i saj është i gatshëm për detyrën.

“Proceset janë krijuar, ne jemi shumë të sigurt dhe ndihemi të përgatitur mirë,” tha ajo.


Flash Lajme

Më të lexuarat