Lajme

Colors: Purple Color

Në Ulqin, të premten me 26 korrik, në ora 20:00, në shëtitoren në Plazhin e Vogël, solemnisht do të hapet Panairi i 19 i librit “Ulqin 2019”.

Në ceremoninë e hapjes së panairit, përveç kryetarit të Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, do të marrin pjesë edhe ministrat e kulturës së Malit të Zi Aleksandar Bogdanoviq, ministri i kulturës së Maqedonisë Veriore Hysni Ismaili dhe ministri i turizmit dhe i mbrojtjes së ambientit të Shqipërisë Blendi Klosi.

OMe qëllim njohjen e tregut të Serbisë me ofertën e turizmit aktiv, Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmir dhe Organizata Nacionale Turistike e Malit të Zi (ONT MZ) organizuan vizitën studimore për përfaqësuesit e medieve nga Serbia, në periudhën prej me 21 deri me 25 korrik.

E mërkura, me 24 korrik, sjell ngrohjen për edicionin e parë të festivalit të muzikës elektronike – WAVEUL dhe nënkupton hyrjen falas për të gjithë që dëshirojnë të vizitojnë hapësirën e festivalit, të ndjejnë atmosferën, të kalojnë mirë dhe të zëvendësojnë byzylykët e vet me biletat hyrëse për argëtimin e shkëlqyer të cilin, tashmë mund të thuhet, do ta sjellë evenimenti i shkëlqyer në Aloha Kite Beach klubin në Plazhin e Madh në Ulqin.

Sekretari për financa dhe buxhet i Komunës së Ulqinit Sead Osmanoviq do të jetë kryetari i ri i Këshillit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve në Ulqin, mëson Portali Ul-info.

Për këtë propozim të bazës partiake është fituar pëlqimi i Kryesisë së PDS-së, ndërsa vendimi përfundimtar do të sillet në mbledhjen e Këshillit në Ulqin në fillim të javës së ardhshme.

Flash Lajme

Më të lexuarat