Lajme

Colors: Purple Color

Partia Demokratike (PD) përshëndeti vendimin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë të hap përfaqësinë diplomatike në Ulqin.

“Jemi të bindur se Konsullata në Ulqin, i cili është qendër ekonomike, kulturore dhe politike e Shqiptarëve në Mal të Zi, do të kontribuojë në komunikimin më të mirë të qytetarëve dhe sipërmarrësve dhe përmirësimin e marrëdhënieve shumë të mira të Malit të Zi dhe Shqipërisë”, thanë nga kjo parti nacionale shqiptare.

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, ka vendosur për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin, deklaroi ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme të këtij vendi Gent Cakaj.

Sipas fjalëve të tija, ky vendim do t’i shërbejë veçanërisht ruajtjes së identitetit kulturor e kombëtar dhe kohezionit shoqëror e politik të faktorit shqiptar në Mal të Zi.

Flash Lajme

Më të lexuarat