Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot fletën e votimit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Si kurrë më parë, në shumë prej bashkive kandidatët e Partisë Socialiste do të garojnë pa rivalë, pasi Bindja Demokratike nuk ia ka dalë të ketë kandidatë.

Kështu në Tiranë i pari në fletën e votimit do të jetë Arben Skënderi i Bindjes Demokratike, ndërsa kreu aktual i bashkisë, Erion Veliaj i PS, do të mbajë numrin dy.

Në Durrës, Valbona Sakollari e Bindjes Demokratike do të jetë e para ndërsa Valbona Sako e Partisë Socialiste do të jetë e dyta.

Lista

Tiranë: Arben Skënderi nr 1 (BD), Erion Veliaj nr 2 (PS).

Durrës: Valbona Sakollari nr 1 (BD), Valbona Sako nr 2 (PS)
Korçë: 
Leonard Olli nr 1 (BD), Sotiraq Filo nr 2 (Partia Socialiste).
Vlorë: 
Dritan Leli nr 1 (PS), Valbona Mezini nr 2 (BD)

Kandidatët e PS-së nuk do të kenë rivalë përballë në të tjera bashki të rëndësishme të vendit, si Elbasan, Shkodër, Fier dhe Lushnjë. PS ka bërë me dije se më 1 qershor do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale, ndërkohë që klima politike në vend vijon të jetë e tensionuar.

Opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë kombëtare në datën 2 qershor, duke kërkuar largimin me çdo kusht të Edi Ramës, dhe mbajtjen e zgjedhje të parakohshme.

 

Flash Lajme

Më të lexuarat