Kur kanë kaluar katër muaj nga vrasja e ish-policit Arben Bilali, Policia e Tiranës ka bërë me dije se është arrestuar autori i dyshuar për ngjarjen e ndodhur më 30 janar të këtij viti.

Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi Gjergj Cukali 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrëmbim personi”.

Tiranë

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vrasja e 50-vjeçarit A.B.

Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i kësaj ngjarje

Në pranga 40-vjeçari i dënuar më parë për disa vepra penale .

Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30.01.2019, ku në rrugën ‘’Isuf Banka’’ në Tiranë,  është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., 50 vjeç, pas një pune të mirëorganizuar  është arritur të bëhet zbulimi dhe dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje, ku është bërë kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar:

Gj. C., 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrëmbim personi”

Materialet në ngarkim të shtetasit Gj. C., iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake”.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All