Detaje të reja dalin nga shpërthimi në fabrikën e çorapeve në rrugën Transbalkanike në Vlorë. Shpërthimi i fuqishëm i orëve të para të mëngjesit ka tronditur gjithë zonën.

Ndërkohë, duke iu referuar informacioneve të deritanishme, bëhet me dije se fabrika e çorapeve ja rënë pre e sulmit me lëndë plasëse dhe është në pronësi të një shtetasi egjiptian.

Deri më tani shkaqet e kësaj ngjarje janë të paqarta. Paraprakisht dyshohet se janë dy personat që mund të kenë vendosur lëndën plasëse në fabrikë, pasi ka dëshmitarë që i kanë parë duke vrapuar vetëm pak sekonda pas shpërthimit.

Sipas burimeve policore, njëri prej tyre është arrestuar dhe po merret në pyetje për ngjarjen.

Njoftimi i plotë:

Më datë 04.06.2019, rreth orës 00:45, në lagjen “24 Maji” në kompresorin i cili është i instaluar jashtë ambienteve të një rrobaqepësie ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse ku si pasojë është dëmtuar vetëm kompresori.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Flash Lajme

Më të lexuarat