Flakët e zjarrit kanë përfshirë një apartament në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e 21 Dhjetorit dhe ka shkaktuar panik te banorët.

Ndërhyrja e zjarrfikëseve ka qenë e vështirë, ndërsa kanë hyrë nga ballkoni i apartamentit që ndodhet në katin e shtatë të një pallati për të shuar flakët.

Megjithatë duket se brenda në apartament ka pasur dëme të konsiderueshme ndërsa në shtëpi mësohet se ka pasur edhe fëmijë.

Flash Lajme

Më të lexuarat