Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia rrugore pasi drejtonin mjetin pa leje drejtimi ndërsa një tjetër është arrestuar pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Shtetasi me iniciale B.B.

, 44 vjeç banues në Patos, u arrestua pasi në vendin e quajtur “Parku i Fierit”, është kapur nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.

Shtetasi, E.R, 28 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar motoçikletën tip “LONXIN”, pa dokumentacionin përkatës dhe pa leje drejtimi. Xh.A, 18 vjeç, banues në Fier.

Njoftimi i policisë:

Policia rrugore arreston në flagrancë 2 shtetas pasi drejtonin mjetin pa leje drejtimi, dhe 1 tjetër pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit: B.B, 44 vjeç, banues në Patos.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Parku i Fierit”, është kapur nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.

E.R, 28 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar motoçikletën tip “LONXIN”, pa dokumentacionin përkatës dhe pa leje drejtimi. Xh.A, 18 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar motoçikletën tip “LIFAN”, pa dokumentacionin përkatës dhe pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All