Xhavit Kasemi është vënë për herë të dytë në pranga nga Policia e Shkodrës. Ai ka rihapur biznesin e tij, për prodhimin dhe shitjen e pijeve false. 53-vjeçari akuzohet për prodhim pijesh në mënyrë të paligjshme

Xhentila Gjoshi

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga ditën e djeshme një emër aspak të panjohur, Xhavit Kasemi. Ai njihet si pronar i një firme për prodhimin e lijeve dhe lëngjeve të ndryshëm. Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi i mësipërm është hetuar që në vitin 2013 për fshehje të të ardhurave dhe prodhim të pijeve në mënyrë të paligjshme. Ai akuzohet të ketë rihapur një punishte ku prodhon pije freksuese, edhe pse kjo e fundit i ishte sekuestruar nga autoritetet. Sërish, 55-vjeçari është arrestuar nga policia dhe akuzohet për prodhim pijesh në mënyrë të paligjshme dhe fshehje të të ardhurave.

Kush është Xhavit Kasemi

Kasemi, pronar i firmës së prodhimit të pijeve në Shkodër, nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai është hetuar që në vitin 2013 për fshehje të të ardhurave dhe prodhim të pijeve në mënyrë ta paligjshme. Por për këto vepra penale, biznesmeni nga Shkodra fitoi pafajësinë në dy shkallë të gjyqësorit. Ai iu rikthye punës së tij derisa katër vite më vonë u kap në kamera të fshehtë duke shitur dhe reklamuar prodhime false si të importuara nga Italia. Në atë kohë, pamjet janë filmuar nga emisioni “Stop”, ku tregonin qartë pijet e falsifikuara dhe shiteshin si origjinale. Pas këtyre pamjeve, policia ushtroi një kontroll në punishten e 55-vjeçarit dhe zbuloi kushtet skandaloze në të cilat mbahej vaji dhe shumë produkte të tjera. Autoritetet arrestuan biznesmenin dhe më pas i sekuestruan edhe punishten, të cilën ai e ka rihapur sërish pavarësisht këtij vendimi. “Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me Vendim nr. 827, datë 25.09.2017, ka vendosur “arrest me burg” në mungesë për këtë shtetas, si administrator i subjektit “*******”. Gjithashtu u vendos edhe sekuestrimi i pasurisë marramendëse që Kasemi zotëronte në Shkodër.

Pasuria e sekuestruar

Gjithashtu, policia bëri të ditur se i ka sekuestruar edhe pasuritë biznesmenit 55-vjeçar. Nën shiritin e policisë janë vënë pasuritë: magazinë, në përdorim të subjektit 300 m2, në lagjen “Liria”, Shkodër; 4 automjete në përdorim të subjektit si më poshtë: Automjeti tip “Mercedes Benz” me targë AA237OL, automjeti tip “Ëolksvagen” me targë SH6014E; automjeti tip “Ford” me targë SH1642E dhe automjeti tip “Mercedes Benz” me targë AA482AN. Po ashtu, në pranga u vunë punonjësit e AKU-së Shkodër si bashkëpunëtorë të biznesmenit. Ata u akuzuan që kishin lejuar shkodranin të prodhonte pije alkolike false dhe të shiste produkte të dëmshme për shëndetin. Në pranga ranë Syrri Caku, 70 vjeç, banues në Shkodër, Fatjon Bushati, 29 vjeç, banues në Shkodër dhe Sami Haxhija, 59 vjeç, banues në fshatin Guri Zi. 8 muaj pas shpalljes në kërkim u arrestua edhe vetë Kasemi, më 7 maj të vitit 2018.

Dosja

Pas shfaqjes së pamjeve filmike nga emisioni investigativ “Stop” në vitin 2017 dhe denoncimeve të shumta për një periudhë prej 8 muajsh nga ana e kësaj Prokurorie janë kryer hetime në lidhje me prodhimin e kundraligjshëm të produkteve ushqimore nga shoqëria dhe administratorit të saj shtetasit Xhavit Kasemi. Në përfundim të tyre ka rezultuar se kjo shoqëri prodhonte pije të ndryshme alkoolike dhe jo alkoolike si dhe produkte të tjera ushqimore jashtë çdo lloj standardi të parashikuar nga ligji Nr. 9863 datë 28 Janar 2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar, dhe Udhëzimi Nr. 20, datë 25 Nëntor 2010 “Për zbatimin e programeve paraprake të praktikave të mira të higjenës, praktikave të mira të prodhimit dhe procedurave në analizën e risqeve dhe pikave kritike të kontrollit HAÇP në stabilimentet ushqimore” në kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme duke rrezikuar kështu shëndetin dhe jetën e konsumatorëve. Për muaj me radhë shoqëria është kontrolluar nga inspektorët e Autoritetit Rajonal të Ushqimit, Shkodër të cilët në kundërshtim me ligjin e kanë paraqitur situatën dhe ambientin si të përshtatshëm për prodhimin e produkteve ushqimore duke mos konstatuar asnjë shkelje.

Policia

“Rifillon prodhimin e pijeve freskuese në punishten e cila ishte në sekuestro preventive prej dy vitesh, arrestohet në flagrancë pronari i punishtes i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari të kundraligjshme. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. K., 55 vjeç, banues në lagjen “Ajasëm” Shkodër, i arrestuar dhe më parë për të njëjtat vepra penale. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në punishten e tij e cila është e bllokuar që nga viti 2017 ku është bërë sekuestro preventive , janë gjetur të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme pije të ndryshme të cilat kishin etiketa të falsifikuara si dhe shirita etiketash të ndryshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale ”Punësim i paligjshëm” , “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Prodhim dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Flash Lajme

Më të lexuarat