I ftuar në emisionin ‘Argument’, analisti Ben Andoni lidhur me situatën politike në vend, është shprehur se vendimin Presidenti Meta mund ta kishte marrë akoma dhe më herët, pa u agravuar deri këtu gjendja.

“Vendimin mund ta kishte marrë edhe duke u konsultuar me krerët e grupeve parlamentare. Sipas mendimit tim, Presidenti Meta është në një pozicion të vështirë, për shkak se ai e ka të vështirë të shkëputet nga rrënjët e tij të futura thellë në politikë. Në Shqipëri ka 2 probleme të rëndësishme, që janë demokracia e brendshme e partive, dhe mosndëshkimi. Secili mund të bëj ç’të dojë pa marrë pasojat e nevojshme të veprimeve të tij.”, ka mbyllur Andoni.

Flash Lajme

Më të lexuarat