Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtarin e Apelit të Krimeve të Rënda, Idriz Mulkurti.

Ndërsa vetë Mulkurti nuk ishte i pranishëm gjatë seancës dhe ai u mbrojt nga avokati Sokol Hazizaj.

KPK i ka konstatuar gjyqtarit disa probleme me pasurinë.

Ndërsa trupa e Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit u drejtua Lulzim Hamitaj, relatorë Valbona Sanxhaktari dhe anëtare Genta Tafa Bungo.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesë burimesh të ligjshme për këstin 20 mijë euro të një apartamenti si dhe shkollimin e të birit në Britaninë e Madhe, ndërkohë që avokati i gjyqtarit të Apelit për Krime të Rënda kontestoi trupin gjykues dhe analizën financiare.

Ndërkohë, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK dhe KPK nuk kanë gjetur probleme për figurën, duke e cilësuar gjyqtarin Idriz Mulkurti si të përshtatshëm për vazhdimin e detyrës lidhur me këtë kriter. Edhe për profesionalizimin ai është vlerësuar pozitivisht duke u cilësuar si “mesatar”. Në dy denoncimet e kryera nga publiku, komisioni nuk ka gjetur indicie për hetim.

Flash Lajme

Më të lexuarat