Paraditen e sotme është shpërndarë me shpejtësi lajmi se kryedemokratit Lulzim Basha i rrezikohet jeta, pavarësisht se nga Ministria ne Brendshme nuk ka asnjë reagim lidhur me këto zhvillime.

Ishte ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, i cili kishte thërritur në takim shoqëruesin e Lulzim Bashës Feim Dollapi, dhe i kishte shpjeguar indiciet që rrezikojnë sigurinë e krydemokratit.

Pikërisht ky takim informal i organizuar nga Lleshaj është cilësuar nga demokratët si një shantazh i pastër, i kryer jashtë çdo standardi institucional. Një shpjegim tejet interesant për të gjithë këtë situatë e ka pasur dhe gazetari Klodian Tomorri:

Rilindesit nuk rreshtin asnjehere se te surprizuari me aftesine e tyre unike shtetndertuese.

Merr qeveria informacion se i kercenohet jeta liderit te Opozites dhe (nese eshte e vertete) ne vend qe te alarmohet e te ngreje shtetin ne kembe, con ministrin e brendshem te pije cigare me bodyguardin e Bashes.

Ma merr mendja duke dredhur cigaren, Lleshaj i ka thene truprojes dhe shoferit te Bashes kur te keni naj rruge per ne Jug, bjerini nga Ndroqi, jo nga autostrada se kemi ca info se mund t’ju dale ndonjeri me kallash para.

Po mire, ministrit te brendshem ndoshta i duket shteti si loje kalamajsh, ku me i zoti eshte ai qe sperkat tjetrin me gaz. Por keto institucionet tona, vlejne per ndonje gje?

Qeverite perballen me skandale dhe situata te veshtira kudo. Por ne ka nje gje qe nuk do e donte asnjera, eshte pikerisht te jene ne kete situate: ku t’i kercenohet jeta liderit te opozites. Dikush duhet t’i thoje mister Kimikut se nuk eshte loje me zorra gazi kjo.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All