Presidenti Ilir Meta ka thirrur në një takim kreun e SHISH, Helidon Bendo dhe komandantin e Gardës në lidhje me informacionet për kërcënimin me jetë të kreut të PD, Lulzim Basha.

Takimi do të zhvillohet në Presidencë dhe vjen menjëherë pas zbulimit të një takimi sekret midis ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe bodigardit të Bashës, Feim Dollapaj, ku këtij të fundit i është komunikuar se rrezikohet siguria e kreut të PD-së.

Detajet e këtij takimi i zbardhi Gazmend Bardhi, i cili me një letër drejtuar Lleshajt, i kërkon informacion për “kërcënimin e pretenduar ndaj kreut të opozitës”.

“Zoti Feim Dollapaj, punonjës i Gardës së Republikës, me detyrë shoqërues i kryetarit të opozitës, Lulzim Basha na ka informuar në lidhje me takimin që ju keni patur me të me kërkesën tuaj, ditën e premte datë 14.06.2019 ora 15:00 në zyrën tuaj në Ministrinë e Brendshme. AShtu siç ju i keni kërkuar z. Dollapaj na ka informuar se ju keni informacione të tërthorta dhe të besueshme si Ministër i Brendshëm, mbi rrezikun që i kanoset sigurisë së kryetarit të opozitës zotit Basha dhe se ju prisni përgjigje verbale nëse Basha vlerëson se kërkon masa shtesë sigurie”, thuhet në shkresë.

Bardhi shkruan se Lleshaj ka shkelur çdo procedurë dhe çdo mënyrë institucionale të trajtimit të kësaj çështjeje/Shqip.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All