Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka apeluar sërish për palët politike. Në një postim në Twitter, ambasadori i kërkon palëve politike nisjen sa më parë të dialogut me qëllim kapërcimin e krizës.

Ndërsa, shton se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur.

“Dhe për të rinisur urgjentisht një dialog me të gjitha partitë për të kapërcyer situatën e tanishme politike, për të siguruar që #Albania të mund të vazhdojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në #EU dhe të shkojë në hapin e ardhshëm. Nuk ka kohë për të humbur. 2/2”-shkruan ai.

Flash Lajme

Më të lexuarat