Kryetari i partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima foli sot në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit, përplasjet Rama-Meta dhe nevojën për një Pakt Kombëtar.

Në intervistën për “Syri.net”, Kokëdhima kërkoi që socialistët e ndershëm të ushtrojnë presion për demokratizimin e partisë.

“Duhen shfuqizuar amendimet kushtetuese të vitit 1008. Presioni nga PD duhet të jetë i fortë për zgjedhjet, për demokracinë brendshme. Partitë duhen demokratizuar me ligj. Çfarë duhet të bëjnë socialistët e ndershëm? Duhet ta izolojnë këtë zotëri. T’i imponojnë… Ti thonë: ti zotëri s’paske bërë gjë nga këto që thuaj, por cili është plani jot për ta nxjerrë Shqipërinë nga ky qerthull, cili është plani yt për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme? Ai duhet të ndjejë presionin nga brenda, dhe detyrimin për një marrëveshje të madhe historike”, tha Kokëdhima.

Kokëdhima u shpreh se Rama është një person i izoluar dhe diskretituar, ndërsa shtoi se Pakti Kombëtar duhet të jetë marrëveshja e madhe e shqiptare, dhe e vetmja rrugë për daljen nga kriza.

“Ne e kemi hartuar këtë Pakt Kombëtar dhe ua kemi lënë në tavolinë. Prezantojeni si planin tuaj. U thamë hiqni dorë nga komisioni bipartizan për zgjedhjet. Projekti që prezantojmë ne, një rrugë ka: ose do ta mbajnë Shqipërinë peng këta liderët e këtyre dy, tre partive, ose do t’i japim mundësi popullit të marrin pjesë në qeverisjen e vendit. Pakti Kombëtar është marrëveshja e madhe e shqiptarëve. Duhet të heqim murin që kanë ngritur partitë, duhet të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin me ndjenjën e vëllazërisë, që ta bëjmë Shqipërinë demokratike, një vend që të respektohet kudo. Edi Rama është një person i izoluar, i diskretituar, e gjithë bota e di sot”, tha Kokëdhima.

Flash Lajme

Më të lexuarat