Një tjetër shtetas i kërkuar nga drejtësia italiane është arrestuar me qëllim ekstradimin.

Sipas policisë, bëhet me dije se në pranga është vënë shtetasi Elton Mema, 45 vjeç, banues në Kavajë, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai është dënuar në vitin 2002 me 14 vjet burg nga Gjykata e Firences për veprën penale ‘Vrasja me paramendim’.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, një tjetër shtetas i kërkuar nga drejtësia italiane.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit E.M, 45 vjeç, banues në Kavajë, i cili shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Firences / Itali, në vitin 2002 e ka dënuar me 14 vjet burg për veprën penale “Vrasja me paramendim”, të parashikuar nga neni 575 i Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë, do të kryhen nga ZQK Interpol Tirana.

Flash Lajme

Më të lexuarat