Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Durrës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Mësohet se të shtënat kanë filluar nga rruga dytësore e Maminasit.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se në afërsi të autostradës Tiranë-Durrës, në rrugën e re të ish-Kënetës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ndërsa raportohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Juljan Mecja.

Ende nuk ka të dhëna rreth ngjarjes dhe shkaqeve, por dyshohet se mund të ketë edhe persona të tjerë të plagosur.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur.

Flash Lajme

Më të lexuarat