Pasditen e sotme opozita ka organizuar protestë në qytetin e Shkodrës për shkak të takimit që kryeministri Edi Rama do zhvilloj në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka sqaruar mënyrën e organizimit të protestës.

  Ademi shprehet se qytetarët do të lëvizin të lirë në çdo rrugë të qytetit, ndërsa e quan të paligjshëm tubimin e Ramës.

“Ne kemi informuar policinë e shtetit dhe kjo është skandaloze. Policia ka detyrë të garantojë për të gjithë qytetarët ecjen e lirë në rrugët e qytetit të Shkodrës. Ne do të lëvizim të lirë në të gjitha rrugët e qytetit. Policia nuk duhet të lejonte që të bllokoheshin rrugët pa na e konfirmuar të paktën me shkresë. Ne do bëjmë të mundur që të paktën ta lirojmë me qenien, seriozitetin dhe praninë tonë, por duke ruajtur qetësinë. 

Para pak minutash kam pasur një takim me përfaqësues të drejtorisë së policisë së qarkut të Shkodrës. I rastisë këtu në qendër të qytetit dhe i kërkova qetësi, maturi. I sigurova që ne do të jemi korrekt dhe secili të ushtrojë detyrën e tij. 

Nga ana tjetër pretendoj që në momentet që jemi ata të heqin edhe rrobat edhe të rreshtohen bashkë me ne. Janë në një moment kur mendoj se emergjenca kombëtare kërkon që gjithsecili ti thërrasë ndërgjegjes dhe të largohet nga mbrojtja e kriminalitetit”, shprehet Ademi.

Flash Lajme

Më të lexuarat