Përmes një deklarate për media, Partia Demokratike ka paralajmëruar Prokurorinë të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të përfaqësuesit të opozitës, Bardh Spahia.

Selia blu thotë se përfaqësuesi i Partisë Demokratike për Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, prej gati 48 orësh, mbahet i burgosur, pa asnjë fakt që ta implikojë atë në shkelje të ligjit.

“Ky është një rast që prokuroria të mos i nënshtrohet urdhrit politik të Edi Ramës. Çdo prokuror apo gjyqtar që, në vend të ligjit, bëhet vegël qorre e regjimit në ikje të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi personale për shkeljen e ligjit” ,thotë PD.

PD deklaron se Bardh Spahia dhe dhjetëra qytetarë në mbarë vendin janë të burgosur politik të regjimit autokratik kriminal të Edi Ramës, që përndjek kundërshtarët politikë dhe dhunon qytetarët.

Kujtojmë që ish-deputeti Spahia u prangos nga policia lidhur me incidentet në Shkodër, ku njërës prej klasave të shkollës “Shjnaze Juka” iu vu zjarri duke djegur materialet zgjedhore.

Flash Lajme

Më të lexuarat