Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, (AKU) ka intensifikuar kontrollet në tregjet ushqimore, restorantet dhe fast-foodet, për t’i paraprirë rritjes së sigurisë ushqimore në prag të afrimit të sezonit veror, që shoqërohet fluks të lartë të turistëve, vizitorëve dhe rritje të konsumit ushqimor.

Dy subjekteve të magazinimit dhe tregtimit të vezëve, dhe një pastiçerie ju pezullua aktiviteti deri në pajisjen me licencë, ndërkohë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi 8 gjoba ndaj tyre me vlerë 6.9 milion lekë dhe bllokoi 13,680 kokrra vezë.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “L.S”, me aktivitet “Import, magazinim lëndë e parë për pastiçerinë dhe prodhim akullore dhe produkte pastiçerie” u konstatua se ushtronte aktivitetin pa licencë, duke u gjobitur me  2,000,000 lekë. Ndërkohë ndaj dy subjekte të tregtimit të vezëve, u morën masa për shkak se ishin pa licencë dhe nuk plotësonin kushtet higjieno-sanitare të magazinimit të produktit. Të dyja subjektet i magazinonin vezët në të njëjtin ambient, i cili sipas AKU-së nuk kishte ventilim, nuk kishte pajisje për matjen e temperaturave të ruajtjes së produktit, kishte prani të pjesshme të lagështirës dhe mykut në mure dhe tavan. Gjithashtu u evidentua prani e sendeve të tepërta në magazine (goma makine, dërrasa, hekura etj).

Për mungesën e kushteve higjieno-sanitare secila nga subjektet u gjobit me  nga 300.000 lekë. Për mungesën e licencës (II.1.B), u gjobitën me nga 2,000.000 lekë. Sipas AKU, u konstatuan 6480 kokrra veze me etiketim jo konform kërkesave të ligjit, duke u gjobitur për këtë shkelje me 100,000 lekë. Ndërkohë, subjektit tjetëriu konstatuan 7200 kokrra veze pa etiketim, duke marrë gjobë 100,000 lekë. Njëri prej subjekve u gjobit edhe me 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë. Ndaj të dyja subjekteve të vezëve, aktiviteti u ndërpre deri në plotësimin e kushteve dhe pajisjes me licencë dhe deri në etiketimin e vezëve konform kërkesave ligjore.

AKU bën të ditur se në fund të vitit 2018, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë depozituar 169 ankesa apo denoncime lidhur me mungesën e sigurisë ushqimore, raste  për cilat AKU i marrë në shqyrtim dhe i ka ndjekur hap pas hapi nga gjoba, paralajmërime dhe bllokime aktivitetesh.

Flash Lajme

Më të lexuarat