E dërguara e SHBA-ve në Shqipëri Leyla Moses-One ka mbërritur në selinë blu, ku do të zhvillojë një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Mësohet që Moses-One ka mbërritur në PD rreth orës 10:00, dhe po diskuton me kryedemokratin lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit.

Rreth mesditës, lideri i opozitës do të takohet edhe me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Kujtojmë që ambasada e SHBA dhe BE në Tiranë ka bërë vazhdimisht thirrje për shmangie të dhunës nga palët e përfshira në konflikt.

Takimet vijnë në një kohë kur vendi ka hyrë në një krizë të paprecedentë politike dhe institucionale. Presidenti ka zhdekretuar 30 qershorin si datë të mbajtjes së zgjedhjeve, vendim i përshëndetur nga opozita, dhe i konsideruar antiligjor nga mazhoranca.

Kreu i shtetit i cilësoi sot zgjedhjet e 30 qershorit si imagjinare, ndërkohë na ndajnë afro 5 ditë nga votimet.

Flash Lajme

Më të lexuarat