Vlora është tronditur mesditën e sotme nga një krim i rëndë në familje, ku burri ka vrarë me levë hekuri gruan.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Babicë, ku burri ka qëlluar disa herë me levë hekuri në kokë bashkëshorten, duke e lënë të vdekur në vend.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj masakre të rëndë dhe identiteti i të ndjerës si dhe autorit të krimit. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S.

E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Flash Lajme

Më të lexuarat