Kongresi Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës, për arsye sigurie vendosi tërheqjen e vëzhguesve të planifikuar për të sjellë në Shqipëri më 30 qershor. Ky vendim i është përcjellë zyrës së Këshillit Europian në Tiranë.

Këshilli jep këtë argumentin për tërheqjen e vëzhguesve.

Udhëheqësit e Kongresit pas konsultimeve vendosën për mos dërgimin e vëzhgues nga Kongresi Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës për zgjedhjet e 30 Qershorit në Shqipëri, në vijimësi të pasigurisë që lidhet me organizimin e zgjedhjeve lokale, si dhe nga mundësia e pasjes së riqeve që lidhen me sigurisë në disa zona.

Krahas 150 vëzhguesve afat shkurtër të OSBE-ODIHR zgjedhjet e 30 qershorit do të monitorohen nga grupe të veçanta të ambasadave perëndimore në akredituar në Tiranë. Burime nga KQZ i thanë Top-Channel, se Ambasada Britanike ka kërkuar akreditimin e 8 diplomatëve si vëzhgues.

Flash Lajme

Më të lexuarat