Këtë pasdite kryeministri Rama ka zbarkuar në Elbasan, ku po mban takimin e radhës elektoral. Po ashtu si në të gjithë qytetet e vendit edhe Elbasani e ka pritur kryeministrin Rama me protesta dhe thirrjet “Rama IK”.

Ajo që u vu re ishin masat e shuma të sigurisë që Policia kishte marrë për mbarëvajtjen e takimit të kryeministrit, të cilët e kanë rrethuar vendtakimin me gardh hekuri.

Forca të shumta policie u pozicionuan përreth sheshit disa orë para se Rama të mbërrinte. Ashtu siç shihet edhe në foto, mbështetësit e opozitës ndodhen shumë pranë vendit ku po zhvillohet takimi i kryeministrit.

Kujtojmë se opozita e bashkuar ka zhvilluar protesta në të gjitha qytetet ku kryeministri Rama ka pasur takime elektorale. Jo më larg se dje, Kukësi mbështetës të opozitës pritën me protesta dhe thirrje “Rama IK”, kryeministrin.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All