Partia Socialiste ka zgjedhur qytetin e Vlorës për të zhvilluar në orën 20:00 mitingun përmbyllës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Mësohet se shtabi elektoral ka vendosur përgjatë “Lungomares” 10.000 karrige, duke synuar arritjen e një pjesëmarrjeje më të madhe krahasuar me mitingun përfundimtar të socialistëve për zgjedhjet qendrore të vitit 2017, njofton Klan Kosova.

Në qarkun e Vlorës, PS-ja përfaqësohet nga kandidatura e Dritan Lelit, i cili është në kërkim të një mandati të dytë në garën përballë pretendentes nga Partia “Bindja Demokratike”, Valbona Mezi.

Siç shkruan Lapsi, dega lokale e Partisë Demokratike ka informuar se është duke u përgatitur për mbajtjen e një anti-mitingu pranë perimetrit të zonës, ku socialistët do të finalizojnë fushatën e tyre .

Flash Lajme

Më të lexuarat