Alfred Peza ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se Partia Demokratike në 1 korrik nuk do të ketë më kryetar Lulzim Bashën.

Sipas tij në PD kanë nisur përgatitjet për ndërrimin e kryetarit dhe Largimi i Bashës do të jetë një ditë pas zgjedhjeve.

“Pas 1 korrikut, në PD po përgatiten që të zëvendësojnë Lulzim Bashën me Bujar Nishanin, se edhe e vetë lideri historik Sali Berisha e ka kuptuar ç’po ndodh”, tha Peza.

Ndër të tjera gazetari u shpreh se në PD kanë nisur të ndihen zërat e parë kundër Bashës, pasi janë frikësuar nga reagimi i SHBA.

Flash Lajme

Më të lexuarat