Edhe pse kanë kaluar thuajse 2 orë që nga nisja zyrtare e procesit të votimit, në Lazarat asnjë votues nuk është paraqitur ende për të votuar.

Në bashkinë Gjirokastër për zgjedhjet vendore 2019 garon vetëm një kandidat, Flamur Golemi nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

Në njesinë administrative në Lazarat qytetarët do të votojnë në 5 qendra votimi.

Pak ditë më parë u raportua se në 5 qendrat e votimit, nuk ishin afishuar listat e votuesve ashtu siç parashikohet me ligj.

2734 votues kanë të drejtë vote në këtë Njesi Administrative, e cila njihet edhe si bastion i djathtë. Në zgjedhjet vendore të 2015 pjesëmarrja ka qenë 78%, dhe 95% e votave kanë shkuar për kandidatin e koalicionit të djathtë, Igli Kokalari.

Flash Lajme

Më të lexuarat