Pas nisjes së procedimit penal për pengim të zgjedhjeve, ka reaguar përmes një deklarate për mediat kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi.

Ajo e cilësoi procedimin si politik dhe theksoi se nuk ka shkelur ligjin, por ka zbatuar Kushtetutën dhe dekretin e Presidentit.

“Nuk habitem aspak nga urdhri politik i Edi Rama me të cilin u njoha përmes medias. A nuk nisi kështu edhe në vitin 1945. A nuk po ecim në të njëjtën rrugë. Pasi u njoha me vendimin politik të Ramës dua të deklaroj se nuk kam shkuelur asnjë ligj, po kshtu asnjë punonjës e bashkisë e qytetarët e Shkodrës. Kam zbatuar kushtetutën e dekretin e presidentit”, tha Ademi.

Njoftimi i Policisë për procedimin

Procedohet Kryetarja Bashkisë Shkodër Voltana Ademi për veprën penale të “Pengimi i zgjedhësit”, pasi duke ushtruar funksionin dhe autoritetin e saj si kryetare e Bashkisë Shkodër, ka urdhëruar me shkrim punonjësit e kësaj bashkie të mbyllin disa Qendra e Votimi (shkolla), të cilat administrohen në pronësi të Bashkisë Shkodër, konkretisht 53 Qendrat e Votimit. Materialet u referuan hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor , Shkodër për veprën penale te “Pengimi i zgjedhësit” parashikuar nga neni 330/1/2 i Kodit Penal.

Flash Lajme

Më të lexuarat