Incidente raportohen pasditen e sotme nga Klosi, ndërkohë që na ndan më pak se një orë nga mbyllja e votimeve.

Një situatë konfliktuale është krijuar në një qendër votimesh në zonën e Gurrës së Madhe.

Policia raporton se është lënduar shtetasi Asllan Likursi, i cili po transportohet në spitalin e Burrelit.

Paraprakisht, dyshohet se Likursi është konfliktuar me një vëzhgues në këtë qendër votimi. Ndërkaq Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjes.

Më herët incidente të ngjashme janë raportuar edhe në zonën e Kamzës dhe Skraparit.

Flash Lajme

Më të lexuarat