Nga: Nora Malaj

Elisa,

si mësuesja jote, që në adoleshencën tende të kam përkrahur dhe promovuar, teksa të dëgjoj të fyesh dhe të dalësh jashtë etikës dhe qytetarisë, veçanërisht figurën e Presidentit të vendit tend, të votuar dhe zgjedhur nga Partia që ti përfaqëson dhe që çdo shqiptar e bënë të ndjehet krenar, më bën të ndihem keq, që më paska ikur mundi dëm.

Por, të kujtoj një thënie të mençur të popullit tonë: “Para të madhit e prapa kalit (qoftë edhe ai i Skënderbeut) mos qëndro“!

Kujdes, se gjuha koçka nuk ka por kocka thyen. Unë të kam mësuar që fjala është e shenjtë dhe nuk duhet keq përdorur, aq më tepër kur bëhet sharëse e fyese dhe përdoret në gojën e një zonje, nëne dhe ministreje, të bënë të ndjesh dhimbje.

Mos merr modelet që të shpërfytyrojnë por modelet që të nderojnë. Jeta është e gjatë, por duhet jetuar me dinjitet, jo me gjuhën e rrugës dhe rrugaçërisë. Kjo ishte një këshillë për ty, pas kësaj maskarade zgjedhore, ku çdo politikan i pozitës dhe opozitës duhet të ndjej përgjegjēsi.

Flash Lajme

Më të lexuarat