Pak momente më parë, një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vloçisht.

Sipas informacioneve të deritanishme, bëhet me dije se si pasojë e përplasjes së dy automjeteve është plagosur rëndë Silvjano Gjoza nga Bilishti, 31 vjeç, ndërsa i plagosur lehtë ka mbetur shtetasi Arjan Latifi, 41-vjeç.

Ndërkaq, mësohet se i plagosuri është transportuar me urgjencë në spital pasi ka marrë plagë të rënda në kokë dhe trup. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All