Deputeti i Partisë Socialiste Adnor Shameti, që ishte dhe relatori i raportit përfundimtar në Kuvend që u votua dje dhe i hapi rrugë shkarkimit te Presidentit, ka treguar se dhe sa ditë mund të qëndrojë në zyrë Ilir Meta.

Shameti u shpreh se nga dje ka nisur puna e Komisionit Hetimor dhe shtoi se deri në shtator do të publikohet raporti përfundimtar ku do të kërkohet dhe shkarkimi i Metës.

“Komisioni nisi punën që dje, mendoj se për tre muaj do të përfundojë nga puna dhe në shtator do të kemi raportin përfundimtar ku do të kërkohet shkarkimi i Presidentit”, tha deputeti i PS.

Flash Lajme

Më të lexuarat