Kordinatori i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka zhvilluar sot një takim me kryesuesen e OSBE/ODIHR, Audrey Glover, me të cilën ka diskutuar për problemet e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në emisionin ‘Përballë’ në TVSH, Patozi shtoi sa pasur shtim fiktiv votash në masë nga perfaqesuesit e Partise Socialiste.

“Ne i paraqitem (Znj. Audrey Glover) rezervat tona per procesin zgjedhor. Ne i parashtruam pamundësinë tonë për të qene pjese e numerimit dhe administrimit të votës këto zgjedhje. Ne u trajtuan si të njerkës në këtë provec, ku nuk hyme aspak për të legjitimuar askend. Siç e keni vene re, aksush nuk flet per legjitimin te gares por per fitore. Sot Partia Socialiste ka një mbipushtet, që e ka te veshtire ta mbaje, nese nuk kalon kriza. Shqipëria sot është e përfaqësuar keq, sepse njera pale ka marre gjithe pushtetet, ndërsa pala tjetër i ka braktisur institucionet. Ne u futëm dhe beme gjene e duhur, edhe 1 mije here po të behen zgjedhjet, 1 mijë herë do të hymë sërish në garë dhe nuk jemi penduar”, deklaroi Patozi duke shtuar se KQZ nuk mori parasysh kërkesën e tyre për të pasur komisioner në qendrat e votimit dhe numërimit.

“Ne kerkuam të kishim prani në komisionet e qendrave te votimit por edhe te numerimit. Kërkesa jonë jo vetem që u refuzua por as nuk u shqyrtua nga KQZ-ja. Do të kishim marrë dy apo tre fishin e votave dhe mbi të gjitha dyshojmë se pjesëmarrja u shtua në mënyrë fiktive”, sqaroi ai.

Në zgjedhjet e 30 qershorit, Bindja Demokratike nuk mori asnjë bashki ndërsa u votua nga 28.197 qytetarë, shifër e cila përkthehet në 3.65 %.

Flash Lajme

Më të lexuarat