Këshilli i Lartë të Prokurorisë përfundoi sot intervistimin e 5 kandidatëve të tjerë për SPAK.

Në seancën dëgjimore nuk është paraqitur prokurori Dritan Prençi, për të cilin KLP nuk ka patur gati materialet e vlerësimit dhe në vend të tij është thirrur Behar Dibra.

Janë pyetur gjithashtu edhe Edvin Kondili, Elida Kaçkini, Dorjana Benko dhe kryeprokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Kjo e fundit është pyetur për çështjen e ish-drejtorit të Burgjeve, Artur Zoto, i cili ka marrë pafajësinë në Apel.

Lidhur me të, Imeraj është shprehur se ka respektuar ligjin dhe do të vepronte po njëlloj edhe tani.

E pyetur se çfarë do bënte më shumë në SPAK, ka deklaruar se rezultatet do të jenë më të mira pasi do kenë edhe Byronë e Hetimit dhe kushte më të mira për të luftuar.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All