Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shtyu sërish procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë, shkak është bërë mungesa e mbrojtësve kryesisht.

 Ndërkohë, gjatë seancës i pandehuri Gilmando Dani, kundërshtoi caktimin e gjyqtarit Arben Vrioni.

 Dani i kërkoi të jepte dorëheqjen pasi ka gjykuar Vollgën në Apelin e Durrësit.

“I nderuar nuk mund të lahesh me dosjen tonë sepse je shumë pis. Ta bëjë vetë dorëheqjen, pa dalë gjë”, tha Dani.

Ndërkohë seanca e radhës do të zhvillohet në 26 korrik, ku do te thirren edhe avokatët e zgjedhur të te pandehurve.

Flash Lajme

Më të lexuarat