Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak momente më parë në aksin Plepa-Kavajë. Mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një kalimtare.

Sakaq, ngjarja mësohet të ketë ndodhur te Ura e Golemit, ndërsa kalimtarja ka ndërruar jetë teksa po transportohej me ambulancë për në spital.

Informacionet paraprake, bëjnë me dije se gruaja ka qenë duke kaluar rrugën në një segment të ndaluar për këmbësorët në momentin që është përplasur. Sakaq, policia në vendngjarje vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Informacion Paraprak

Rreth orës 8:30 në rrugën kryesore, në mbikalimin e Golemit, mjeti me drejtues shtetasin E.S.,25 vjeç ka aksidentuar këmbësoren B.SH., 38 vjeç banuese në Berat. Per pasojë te plagëve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit eshte shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

Flash Lajme

Më të lexuarat