Banka e Shqipërisë ka reaguar pas propozimit të deputetëve socialist për shkarkimin e ish-ministrit Arben Malaj nga posti që mban aktualisht në Këshillin Mbikqyrës të këtij institucioni.

Ndërkohë, në një deklaratë për mediat BSH ka cituar Kodin e Etikës për rastet kur përbet shkelje, ndonëse nuk përmen ermine malajt.

“Kodi i Etikës përcakton shprehimisht se çdo veprimtari tjetër e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, e cila kryhet jashtë detyrave të tij të përcaktuara në Ligjin për Bankën e Shqipërisë, nuk duhet të ketë ndikim negativ mbi detyrimet që ai ka ndaj Bankës së Shqipërisë dhe nuk duhet të dëmtojë imazhin e saj. Kodi i Etikës parashikon vetëm një rast kur anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës i lejohet të ndajë qëndrimet e veta nga ato të Bankës së Shqipërisë. Në publikimin e artikujve shkencorë, apo akademikë, anëtari mund të qartësojë se artikulli mund të mos përfaqësojë qëndrimin zyrtar të Këshillit Mbikëqyrës apo të Bankës së Shqipërisë“, thuhet në deklaratën e BSH-së, ku theksohet se çdo anëtar i Këshillit Mbikqyrës ka të drejtë të ndajë qëndrimet e veta në artikujt shkencorë, por duhet ta qartësoje se këto qëndrime nuk përfaqësojnë institucionin financiar në të cilin ai bën pjesë.

“Në publikimin e artikujve shkencorë, apo akademikë, anëtari mund të qartësojë se artikulli mund të mos përfaqësojë qëndrimin zyrtar të Këshillit Mbikëqyrës apo të Bankës së Shqipërisë”, shkruhet në reagim e Bankës.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All