Udhërrëfyes ta palicencuar, amatorët që marrin përpsipër guida turistike duke rrezikuar jetën e turistëve. Kjo ishte problematika e ngitur sot në programin “Pushime on Top”. Situata aktuale e guidave është alarmante, theksoi Zamos Pathara, Presidenti i Federatës afting Albania.

Ai shtoi se në Shqipëri 80% e udhërrëfyesve janë te palicencuar, të pa trajnuar dhe kjo ben që ata të jenë të pakuakifikuar për të përballuar veshtirësitë që mund të shoqërojnë turistët duke i ekspozuar ata me rreziqe të shumta, të cilave guidat nuk janë trajnuar ti bëjnë ball.

Nga ana tjetër nuk respektohet raporti në numër i udhërrëfyesit për numrin e turiste. Një udhërrëfyes duhet të ketë 8 persona jo më shumë, rregull që nuk respektohet në të shumtën e rasteve. Turistët e huaj janë më rigoroz në kërkesat që kanë kur marrin një guidë, ndërkohë shqiptarët refuzojne ti respektojne rregullat, të paktën aty ku ka elementë sigurie që duhen zbatuar.

Flash Lajme

Më të lexuarat