Një tregtar droge është arrestuar në Tiranë. Pas një hetimi disamujor u realizua operacioni “DISTRIBUTORI” ku u vendos në pranga 29-vjeçari me iniciale E.M., banues në Tiranë.

Ai u arrestua mbrëmjen e djeshme në rrugën “Myslym Shyri”, ndërsa po tregtonte lëndë narkotike kanabis sativa.

Gjatë kontrollit në ambientet e përdorura nga 29-vjeçari, policia raporton se gjeti tri qese me kanabis, të ndara në doza dhe të futura në qese farmaceutike, të gatshme për treg.

“Pas dokumentimit të aktivitetit kriminal, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin E.M. Menjëherë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikeve është organizuar puna për ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe kapjen e tij në flagrancë, e cila u realizua gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugën “Myslym Shyri”, ku ky shtetas ishte duke tregtuar lëndë narkotike cannabis sativa,”-informuan uniformat blu.

Seksioni Për Hetimin e Narkotikëve ka bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore (foto, video dhe raporte vezhgimi) të aktivitetit kriminal të shitjes së lëndës narkotike nga 29-vjheçari, duke realizuar edhe kapjen e disa personave që blinin drogë tek ai.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë edhe një 23-vjeçar me iniciale L.I., banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

/Ora News

Flash Lajme

Më të lexuarat