Pasuri me vlerë 700 mijë euro është sekuestruar nga policia në Elbasan. Sipas organit të akuzës, që ka vendosur dhe sekuestro preventive thuhet se 33-vjeçari M.K., e ka vënë pasurinë në mënyrë të paligjshme.

Kështu është sekuestruar një apartament me sipërfaqe 350 m2, truall me sipërfaqe 5000 m2, ndërtesë 200 m2si dhe një automjet.

“ Në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, po vijojnë hetimet dhe verifikimet, për evidentimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të këtij shtetasi. Policia e Shtetit është e vendosur për të gjurmuar, evidentuar dhe sekuestruar çdo pasuri a vlerë monetare, që rrjedh nga aktivitet kriminal”, njofton policia.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All