Një viktimë dhe dy të plagosur rëndë, është bilanci tragjik i një incidenti që ka ndodhur në një objekt në ndërtim e sipër në autostradën Tiranë-Durrës.

Ndërkohë, policia bën me dije se një transformator elektrik ka shpërthyer sot rreth mesditës në afërsi të një objekti në rekonstruksion.

Objekti ndodhet në autostradën Tiranë – Durrës dhe sipas burimeve nga policia bëhet me dije se shkak i shpërthimit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Fillimisht tre të plagosurit  Gjergj Sula, Sari Çollaku dhe Fari Çollaku, të cilët kanë qenë punonjës në objekt,  janë transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë trajtimin mjekësor.

Fatkeqësisht nga plagët e marrë një nga të plagosurit nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas OSHEE, një kompani private, 4AM, ishte duke kryer punime në autostradë, ku dy punëtorë të kësaj firme kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OST, çka ka shkaktuar masë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.  Ky defekt la pa energji bizneset përgjatë autostradës, zona e Kamzës, Vora dhe Mëzez.

Flash Lajme

Më të lexuarat