Pas ditëve me diell përvëlues, ditën e djeshme moti i keq me erë të fortë ka përfshirë Shqipërinë. Si pasojë e erës dhe dallgëve të mëdha të krijuara, dy pushues kanë ndërruar jetë në plazhe.

Për ditën e sotme, sipas Institutit të Gjeoshkencës, situata duket se do të vijojë e njëjtë, ku priten reshje shiu në të gjithë vendin, si dhe erë e fortë, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Sa i takon temperaturave, ato raportohet të shënojnë zbritje.

Sot priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet, me përjashtim të qarkut të Shkodrës dhe Lezhës ku reshjet do të jenë mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 28 °C

në vendet e ulëta: 20 / 30 °C

në vendet malore: 14 / 23 °C.

Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në qarqet e veriut dhe të bregdetit. Apeli për plazhistët është që të mos futen në det.

Flash Lajme

Më të lexuarat