Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë po rizhvillon zgjedhjet për kryetar.

E zgjedhura si kryetare në procesin  e parë, Elisabeta Katiaj la depozituar një ankesë duke kërkuar ndalimin e procesit të zgjedhjeve.

Katiaj shkruan në ankesë se procesi me zhvillohet me parregullsi dhe shkelje ligjore.

“Kërkoj ndërprerjen e procesit zgjedhor për shkak të parregullsive dhe shkeljeve ligjore. Si rezultat edhe moscertifikimin e këtij procesi zgjedhor në cilësinë e anëtares së asamblesë së BDHTISH, në cilësinë e Kryetares së zgjedhur nga procesi zgjedhor i datës 13.06, 2019, në cilësinë e një qytetari që ka konstatuar parregullsi ligjore të cilat kam për detyrim ti denoncoj,”-shkroi ajo.

Katiaj u zgjodh kryetare e Dhomës së Tregtisë më 13 qershor. Por gati një muaj pas zgjedhjes se Elisabeta Katiaj u vendos rizhvillimi i zgjedhjeve për kryetar.

Ne votimet e datës 13 qershor kandidatja Ines Muçostepa nuk paraqiti ankime apo vërejtje gjatë procesit.

Vetëm në një rast ajo kërkoi të mos lejohet votimi me prokurë ç`ka u pranua.

Por pasi rezultoi humbëse Muçostepa ankimoi procesin duke sjelle dhe ndërhyrjen e Ministrisë së Financave.

/Ora News

Flash Lajme

Më të lexuarat