Burime nga inteligjenca amerikane kanë njoftuar se Hamza Bin Laden, djalit i themeluesit të grupit militant, Al-Kaida, Osama Bin Laden ka vdekur, ndërsa detajet të tjera nuk janë bërë publike.

Raportimet për vdekjen e tij janë publikuar fillimisht në NBC dhe në të përditshmen, New York Times, ndërsa Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton, kanë refuzuar të komentojnë për këtë çështje.

Hamza bin Laden, i cili besohet të jetë rreth 30 vjeç, është futur në listën e “terroristëve globalë” nga Shtetet e Bashkuara prej tre vitesh. Departamenti amerikan i Shtetit thotë se ai është martuar me vajzën e Mohammed Atta, person i cili rrëmbeu dhe devijoi një prej avionëve të pasagjerëve që u përdorën në sulmet e 2001-shit, duke e përplasur atë me një prej kullave binjake të Qendrës Tregtare Botërore në Nju Jork.

Gjatë viteve të fundit, ai ka publikuar mesazhe zanore dhe me figurë duke iu bërë thirrje ndjekësve të ndërmarrin sulme ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve perëndimorë të tyre, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e babait të tij.

Hamza bin Laden besohet të ketë qenë djali i preferuar i Osamës, si dhe i përzgjedhuri për ta zëvendësuar atë si udhëheqës i Al Qaedës, referuar disa letrave të cilat iu gjetën në bunkerin ku ai u vra në vitin 2011 nga forcat speciale amerikane.

Ndaj në muajin shkurt, Qeveria amerikane ofroi 1 milion dollarë për ata që kanë informacione rreth vendndodhjes së tij.

Flash Lajme

Më të lexuarat